-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës në gjyq, Këlliçi: SPAK shpëtoi Ramën dhe Veliajn

Kryesoret

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka lëshuar të tjera akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për inceneratorët dhe dosjen “5D”. Në një deklaratë për mediat ish-deputeti demokrat thotë se dosja e inceneratorit të Tiranës dje mori një goditje nga SPAK, referuar faktit që prokuroria e çoi dosjen në gjyq. Këlliçi shprehet se SPAK amnistoi Veliajn dhe Ramën duke çuar në gjyq vetëm 12 punonjës.

“Kushdo që ka patur edhe më të voglin dyshim, se kolegët e pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal Erion Veliaj, do të bënin drejtësi për aferën e shekullit, atë të vjedhjes së 132 milionë eurove përmes një inceneratori që nuk ekziston, dje ka marë një goditje dhe mesazh të qartë nga SPAK.

Në një vendim të turpshëm, skandaloz, të denjë për republikat e bananeve, ditën e djeshme, organizata partnere që mbulon drejtësinë në PS, e cila sipas vetë fjalëve të kolegut të tyre Erion Veliaj, paguhet me buxhetin e Partisë Socialiste dhe godinën e ka marë dhuratë nga Bashkia Tiranë, na tha se përgjegjës për vjedhjen e 132 milionë eurove, janë 12 punonjës të thjeshtë të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të gjykohen për veprën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Këta 12 punonjës, sipas SPAK janë përgjegjës për dhënien e bonusit 8% të pikëve kompanisë që nuk ekzistonte Integrated Energy BV sh.p.k., ku ndërkohë nuk ka sot shqiptar që nuk e di që personi i cili ka firmosur këtë bonus, edhe pasi është njoftuar dy herë nga dy Ministrat e atëhershëm Manjani dhe Felaj se kjo kompani nuk ekzistonte, është vetë Edi Rama” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit