Ambasada e Kosovës në Shkup përmes në postimi në X ka reaguar në lidhje me incidentit që i ndodhi dy ditë më parë Vjosa Osmanit.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagim.
Ambasada gjithashtu bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe të mos shfrytëzohet incidenti i paprecedentë dhe i paligjshëm për qëllime politike të brendshme në RMV.