Në orët e para të mëngjesit në sheshin ‘Prek Cali’ në Shkodër tre persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje menjëherë arriti policia dhe ka arrestuar dy vëllezërit Ndok Marku 48 vjeç, Lekë Marku 35 vjeç dhe kushëriri i tyre Viktor Marku 38 vjeç.
Dyshohet se ata kanë qëlluar në gjendje të dehur.
Një nga të arrestuarit, Viktor Marku rezultonte person me precedent kriminal, i cili në vitin 2020 u arrestua pasi akuzohej që kishte marr pjesë në atentatin e Sebastian Malit në Komunën e Parisit Tiranë.
Për shkak të mungesës së provave më pas Viktor Marku u la i lirë.
Ndërkohë grupi hetimor ka vijuar punët për veprime të mëtejshme.