Nga burgu, Fredi Beleri ka dërguar një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë, duke shprehur mbështetje për kandidatin e opozitës, Petros Gikouria.
Në një postim në gjuhën greke, Beleri thekson se mendimet e tij janë me pjesëtarët e minoritetit grek që luftojnë për të drejtat e tyre dhe për demokracinë.
“Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një tekno i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Komunën tonë të nesërmen”, shkruan Beleri.
Beleri, i arrestuar më 12 maj 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, është dënuar me dy vite burg.