-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Himara votoi! Mbyllet orari zyrtar, sytë tek procesi i numërimit

Kryesoret

Ora 19:00, është mbyllur orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku qytetarët  zgjodhën kryebashkiakun e ri mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë.

Megjithatë procesi vazhdon në qendrat që ka qytetarë në radhë. Në momentin që do të votojë i fundit mbyllet procesi.

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00. Numri i qytetarëve që vuan është më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2023, ku fitoi Fredi Beleri.

Ditën e sotme procesi ishte i qetë, por opozita akuzoi se qeveria manipuloi procesin dhe la pa votuar 6 mijë qytetarë që u kishin skaduar kartat e identitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit