Pak pas orës 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.
Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht. Pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 37.69%.
Kutitë e para të votimit nga zgjedhjet në Himarë kanë mbërritur pranë vendit të numërimit.
Himara votoi! Mbyllet orari zyrtar, sytë tek procesi i numërimit