Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Akërni.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.