Mesditën e djeshme një 38-vjeçar u gjet i pajetë pranë gjirit të Barxhos në Ksamil.
38-vjeçari është Florian Kofina banues në Tiranë.
Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore mësohet se ai ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.
Dyshohet se 38-vjeçari ka pësuar arrest kardiak teksa bënte zhytje dhe më pas është mbytur.
Nga ekspertiza ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk ka asnjë dëmtim përveç një gërvishtje në pjesën e gjoksit për të cilët ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë.
Trupi i pajetë i 38-vjeçarit është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.