Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur keqardhje për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Ai ka deklaruar se do ta presë personalisht zyrtaren e lartë kosovare në vizitat e saj në Maqedoni. Mickoski gjithashtu ka përmendur se do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik dhe infrastrukturor mes dy vendeve, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja.
“Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha ndër të tjera Mickoski.