-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet kontenieri me kokainë në portin e Pireut, me vlerë 1 mln euro

Kryesoret

Oficerët e Drejtorisë së Ndjekjes së Drogës dhe Kontrabandës pranë Autoritetit Qendror Portual Pire, kanë sekuestruar 30 pako me një sasi kokaine.

Pakot ishin me një peshë totale bruto prej 34 kilogramë dhe 354 gramë me vlerë 1 milionë euro.

Nga hetimi i autoriteteve greke në bashkëpunim me Zyrën HSI të ambasadës amerikane në Athinë, sasia e kokainës u gjet brenda një anijeje që ishte ankoruar në terminalin e kontejnerëve në port të Pireut.

Pllakat e kokainës ishin vendosur në një enë frigoriferike me një ngarkesë të ligjshme me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian.

Ndërsa në cilësinë e provës u sekuestrua lënda narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit