Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në kodrat pranë fshatit Valas. Për shkak të terrenit u vështirësia puna në shuarjen e flakëve.
Rreth 10 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 punonjës, efektivë zjarrfikës, emergjencat civile, punonjës të shërbimeve publike dhe banorë të zonës kanë punuar për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga zjarri u përfshinë rreth 5 ha kodra me pemë frutore me ullinj.
Ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur që të mos prekeshin nga zjarri banesat, stacionet e depove të ujit të Bashkisë Cërrik dhe nënstacionin elektrik të Bashkisë Cërrik.
Gjithashtu në terren ishte edhe kryetari i bashkisë Gledjan Llatja.