-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Shkup/ Analisti: Incidenti me Osmanin nuk do të rrënojë raportet

Kryesoret

Njohësi i zhvillimeve politike nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri shprehet se nuk beson që incidenti në Aeroportin e Shkupit do të jetë ndonjë pengesë e madhe, që do të mund të rrënonte raportet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po viziton Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij, Hristijan Mickoski. Kjo vizitë po zhvillohet në kohën kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Sipas Nezirit, faktori i parë që ka mundur të shkaktojë incidentin është që edhe vet zyrtari i Aeroportit të Shkupit të jetë motivuar politikisht apo etnikisht që të shkaktojë një incident të tillë, për shkak se, sipas tij, me siguri e ka njohur presidenten e Kosovës.

Ose, një variant tjetër, sipas tij, mund të jetë se e gjithë kjo ngjarje është një keqkuptim lidhur me protokollet e sigurisë që duhet të ndiqen për personat që kalojnë përmes terminalit VIP.  Kur të shihen të gjitha të dhënat e regjistruara nga kamerat e aeroportit, do të sqarohet në tërësi rasti”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit