Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur moment historik ngritjen në fluturim të avionëve të luftës F-16, nga pilotët ukrainas.
Sipas Sky News, presidenti ukrainas njoftoi përdorimin e avionëve për operacione brenda vendit, teksa u takua me pilotët ushtarakë në një bazë ajrore ku 2 F-16 ishin pozicionuar në tokë, e dy që fluturonin mbi të.
“F-16 janë në Ukrainë. Ne ja dolëm. Jam shumë krenar me ju djem, që jeni trajnuar për të pilotuar këto avionë dhe që keni filluar t’i përdorin ato brenda vendit”, tha ai.
Moska vazhdimisht po shënjestron baza ushtarake ku mund të pozicionohen F-16 dhe është zotuar t’i godasë ato.