Marjana Koçeku, e larguar nga Partia Socialiste nga Parlamenti Europian shprehet se Bashkimi Europian në procesin e negociatave do të ketë vëmendje të shtuar në kapitullin e mjedisit.
“Me eurodeputetin z. Thomas Waitz, nji ndër figurat ma të spikatuna të Parlamentit Evropian në mbrojtje të mjedisit dhe biodiversitetit.
Si ish-anëtar i Delegacionit për Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, z. Waitz e njeh mirë realitetin shqiptar dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.
Ai ka qenë ndër eurodeputetët e parë që ka mbështetë kauzat mjedisore shqiptare dhe u ka dhanë zâ ndërkombëtar atyne. Kontributi i tij për vendin tonë vazhdon me mbetë tejet i randësishëm.
Gjatë takimit diskutuem për situatën politike në Shqipni, sfidat mjedisore dhe procesin e integrimit evropian, sidomos për Kapitullin 27 të negociatave që lidhet drejtpërdrejt me mjedisin.
I shpreha mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për gadishmërinë me e përforcu pozitën e Shqipnisë krahas vendeve të Bashkimit Europian” shkruan ajo.









