-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Bizneset nuk mund ti hedhin mbetjet aty ku i hedhin familjarët, zero tolerancë

Kryesoret

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës në strehën e kafshëve foli rreth fushatës së pastrimit që ka ndërmarrë bashkia.

Veliaj tha se për çështjen e pastrimit kemi një fushata të jashtëzakonshme gjobash sidomos për kompanitë private.

“Bizneset nuk mund t’i hedhin mbetjet aty ku i hedhin familjarët. Të hedhësh të gjitha copat e mbetura të sfungjerit, apo të lëkurës dhe tekstilit nga fasoneritë tek koshi i plehrave të qytetarëve, apo një restorant peshku ose një kasap mishi, tek koshi i familjarëve është një shkelje e ligjit dhe duhet dënuar me gjobë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh që kjo është një mungesë qytetarie dhe duhet të tregojmë vëmendje maksimale.

“Do të jemi me tolerancë zero kur vjen puna tek super marketet, tek bizneset, tek ata që i dinë, i kanë mundësitë, kanë edhe mjetet e tyre të logjistikës, dinë edhe kontaktin e bashkisë për t’ia marrë kartonat në destinacion, sepse kjo është e patolerueshme”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit