Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, ka akuzuar Erion Veliajn se është në dijeni të plotë për problemet e inceneratorit të Tiranës, duke e quajtur atë pronar faktik të projektit.
Balliu ka shpërndarë një raport të KLSH-së të vitit 2021 që evidenton problematikat e inceneratorit dhe ka pretenduar se Veliaj ka ndërmarrë hapa për të fshehur këto probleme.
Ai akuzon Veliajn për mashtrim dhe korruptivitet, duke kërkuar veprime nga Prokuroria dhe duke kritikuar SPAK-un për mbrojtjen e dyshuar të Veliajt.
“Një provë tjetër që fakton përfundimisht ketë mashtrim të Erion Veliajt është fakti se drejtorët e tij kanë firmosur kontratën korruptive të dherave me kompaninë konçesionare me vulën e Bashkisë së Veliajt”, shprehet Balliu.