-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Integrimi europian nuk është dekor politik, por standard dhe besim

Kryesoret

Klevis Balliu, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësues i opozitës, ka kritikuar ashpër Raportin e Integrimit 2025, duke e cilësuar si një mjet propagandistik që nuk pasqyron problemet reale të Shqipërisë.

Ai akuzoi qeverinë për lidhje me krimin dhe korrupsionin dhe kërkoi transparencë dhe veprime konkrete për të përmirësuar drejtësinë, sigurinë ekonomike dhe integrimin në Bashkimin Europian.

“Raporti i Integrimit 2025 nuk tregon realitetin e Shqipërisë. Ai fsheh korrupsionin, krimin e organizuar dhe problemet në drejtësi. Shqipëria është ende e identifikuar si korridor droge dhe vend ku paratë e pista pastrohen në sektorin e ndërtimit. Qeveria ka lejuar që prona të shiten me çmime të fryra dhe përdor flamurin e Bashkimit Europian për të mbuluar skandale korruptive. Drejtësia është e ngadalësuar, me mbi 147 mijë çështje të pazgjidhura, dhe kjo do të thotë se qytetarët nuk marrin drejtësi. Integrimi europian nuk është vetëm dekor politik; është respekt për ligjin, liritë dhe besimin e qytetarëve, por qeveria aktuale po i pengon këto standarde,” deklaroi Klevis Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit