Në Greqi, autoritetet kanë arrestuar një shqiptar 31-vjeçar në zonën e Heraklionit, i akuzuar për dhunë ndaj partneres së tij 38-vjeçare.
Sipas dëshmive të gruas, 31-vjeçari e ka sulmuar, duke i shkaktuar lëndime fizike, gërvishtje dhe mavijosje.
Rasti është duke u hetuar nga Zyra Kundër Dhunës në Familje pranë Policisë së Heraklionit.