Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, në lagjen 16, rruga Vllazërimi. Ngjarja përfshiu një makinë që ishte në urgjencë, me një fëmijë të sëmurë brenda.
Mjeti ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një furgon, duke shkaktuar dëme edhe në disa mjete të tjera të parkuara në zonë.
Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale. Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.