-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zupančič uron Spiropalin: Jam e bindur që do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin

Kryesoret

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič i ka dërguar letër urimi Elisa Spiropalit për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit të republikës së Shqipërisë.

Ajo i uron suksese dhe arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.

“Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve”, shkruan kryetarja e Asamblesë Kombëtare së Sllovenisë.

Më pas ajo shprehet që të dy parlamentet do të bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet në mënyrë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të ardhmen.

“Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, shkruan kryeparlamentarja e Sllovenisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit