-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e postave serbe në veri të Kosovës, Vuçiç: Sjellja e Kurtit, tentativë për të provokuar luftë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas mbylljes së degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës.

Vuçiç tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është një “tentativë për të provokuar luftë”, pasi ai po bën qëllimisht me mbështetjen e disa fuqive perëndimore.

“Deklarata e agjencisë së jashtme evropiane është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë deklaratë na ftojnë të diskutojmë sërish për lëvizjet e njëanshme dhe të paligjshme të Kurtit. Çfarëdo marrëzie që ai bën, na thërrasin të flasim se si të kapërcejmë diçka që është shkelur brutalisht”, u shpreh Vuçiç.

Më tej ai tha se “Nga viti 2015 ka marrëveshje për telekomunikacionin, Postën e Serbisë dhe gjithçka tjetër. Ajo marrëveshje u shkel brutalisht. Teksti është zbutur qëllimisht për shkak të dy anëtarëve të BE-së që gjithmonë zbutin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit dhe përpiqen të na bëjnë budallenj. Jam shumë i shqetësuar”.

Gjithashtu Vuçiç tha se ka folur personalisht me Miroslav Lajçak dhe i ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit