Një grua është plagosur me armë zjarri këtë mëngjes në Bresje, Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Në lidhje me incidentin, policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.