Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”. Automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi I. R., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë që ndodheshin në “Volkswagen”. Të gjithë të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.