Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Ambasadori Bucci e përgëzoi Spiropalin për detyrën e re dhe garantoi vazhdimësinë e mbështetjes italiane për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve italiane.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet historike dhe njoftoi fillimin e zbatimit të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore dhe Protokollit për emigrantët.