Mjeku Ilir Alimehmeti, gjatë një lidhjeje live me News 24, ka komentuar rreth rastet e para me Virusin e Nilit në Shqipëri.
Ai theksoi se 80% e të prekurve nuk e kuptojnë që janë infektuar. Virusi, i cili përhapet nga mushkonjat që kanë pickuar zogj të infektuar, zakonisht nuk transmetohet nga njeriu në njeri. Në raste të ralla dhe të rënda, ai mund të shkaktojë humbje vetëdijeje ose koma, ndërsa fataliteti është rreth 10% për format më të rënda.
Alimehmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së një sistemi imunitar të fortë dhe u shpreh se fëmijët janë më pak të prekur nga ky virus, që ndikon kryesisht tek të moshuarit.