Reperi Noizy së bashku e Dj Crax janë arrestuar nga policia në Lezhë.
Pas arrestimit të Noizyt disa prej personazheve publike kanë nisur në rrjete sociale një fushatë të quajtur FreeNoizy.
Disa nga këto personazhe që kanë reaguar në mbrojtje të tij janë Loredana, Blerim Destani, Bardhi, Çiljeta Xhilaga, Varrosi, Tayna.
“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard”, shkruhet në një pjesë të kauzës.