Deputeti i PS-së, Vullnet Sina, ka reaguar ndaj kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të tij, e cila e akuzon për përfitim të paligjshëm nga buxheti i shtetit për kompanitë e tij private.
Në një postim në ‘Facebook’, Sina thekson se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i bizneseve dhe se nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit.
Ai thekson se rroga e tij mujore si deputet është përdorur për ndihmën e të varfërve dhe që nuk ka pasur përfitime financiare personale.
“Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, përfundoi Sina.