Një 21-vjeçar nga Gramshi është arrestuar për mashtrimin e pronarëve të dy bizneseve në qytet, duke përdorur një shtetas të mitur për të marrë paratë.
Specialistët e krimeve ekonomike dhe policia e Gramshit e kanë kapur dhe ndaluar Geraldo Sadikun dyshuar për të përfituar paratë duke mashtruar me anë të telefonit celular.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.