Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj 22-vjeçaren shqiptaro amerikane me origjinë nga Malësia e Madhe, Mary Camajn.
22-vjeçarja ditën e diplomimit në Universitet ka veshur xhubletën ikonike shqiptare duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.
“Mary Camaj ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj, në universitetin prestigjoz ku studionte. “Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare. Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit”, shkruan Spiropali.