-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyu babanë nga shkallët, zbardhet dëshmia e K. Islamaj

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe më pas djali përfshihet në konflikt, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit Klement Islamaj, i cili u arrestua për vrasjen e babait të tij.

Ai thotë se nuk kishte qëllim ta vriste babanë, por thjesht e shtyu dhe ai u pengua, duke rrëzuar nga shkallët dhe duke e shkaktuar vdekjen.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit