Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka shprehur se ndihet i lumtur që është mik xhudistes Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, shkruan Rama.
Në Lojërat Olimpike në Paris 2024, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogram.
Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.