FSHF është e detyruar që tu bllokojë merkaton klubeve të cilat nuk paguajnë detyrimet ndaj ish lojëtarëve dhe për detyrimet që kanë për kuotën e trajnimeve ndaj klubeve bazë.
Një javë para fillimit të Superiores, FSHF ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e Tiranës, Laçit dhe Dinamos për shkak të detyrimeve që kanë ndaj palëve të treta.
Ndërkohë rrezikon edhe Lushnja për bllokimin e merkatos për shkak të mos pagesës së futbollistit Zizi.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.