Sprinteri amerikan Noah Lyles tha se ai konkurroi në finalen e 200 metrave dhe fitoi një medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit.
Mbrëmjen e sotme ai po kunkurronte teksa luftonte me COVID-19.
Ndërsa mbante një maskë, Lyles tha se ai rezultoi pozitiv në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Ai përfundoi i treti në garën pas Letsile Tebogo nga Botsvana dhe Kenny Bednarek, shoku i tij i skuadrës në SHBA.
“Kjo padyshim ndikoi në performancën time”, tha Lyles.