Sot mbushen 40 ditë nga protesta e fuqishme qytetare kundër qeverisë Rama.
Pedagogu Ervin Goci në komunikim për media nga sheshi “Skënderbej” është shprehur se ky Parlament duhet të fshihet, ndërsa ka komentuar edhe konferencën e sotme të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Skënder Hita, lidhur me aktivitetin e dyshur për sulmet kibernetike.
“Ky parlamnent duhet të fshihet. Koncerti ishte koncensioni i radhës. Hita një tapet ku shkel Rama me këmbë”, tha Goci.
Fjala e pedagogut
Bulevardi është bërë si një lloj hapësire pelegrinazhi, ku njerëzit, si Krishti, mbajnë hallet në shpinën e tyre. Garantoj që, pa diskutim, 60-70% e tyre kanë halle madhore dhe emergjenca.
Kur dëgjon kryeministrin pastaj, apo të tjerë, t’i quajmë deputetë është fjalë e madhe, por ata të cilët tallen, i denigrojnë, i quajnë iranianë, i quajnë agjentë, njerëz të futur e ku ta di unë. E kupton që këta jo vetëm që janë shkëputur dhe nuk kanë asnjë lloj ndershmërie, por e kanë ndarë mendjen që ta sulmojnë qytetarin shqiptar deri në fund.
Pra, është një sistem jashtëzakonisht armiqësor, shumë i ashpër, shumë i dhunshëm, shumë denigrues, pervers, dhe kjo, mendoj unë, është ai fakt që e ka mbajtur protestën gjallë, sepse kjo protestë ka një mision: shpëtimin e Shqipërisë.
Nuk është thjesht dorëheqja e Edi Ramës. Edi Rama është thjesht një pengesë që ne do ta kalojmë, por synimi është shpëtimi i Shqipërisë. Shpëtimi i Shqipërisë do të thotë që duhet të fshihet, në kuptimin literal të fjalës, kjo klasë politike, këto interesa okulte, këta oligarkë të ndryrë që janë duke thithur gjakun e shqiptarëve dhe që, për mua, nuk janë biznesmenë, nuk meritojnë asnjë lloj konsiderate nga populli.
Nëse ka konsideratë, nuk mund të shkosh të marrësh përsipër një koncert dhe pastaj të marrësh 4 milionë euro nga shteti. Kjo nuk është biznes, është pazare, janë marrëveshjet që bëjnë këta në tryezën e bixhozit.
Rastin e koncertit e kam quajtur koncesioni i radhës. Dikush mund ta quajë këtë mendjemadhësi, pakujdesi apo një lloj neglizhence ndaj halleve të njerëzve, por unë e kam quajtur koncesioni i radhës.
Këtu çdo lloj aktiviteti, çdo lloj marrëdhënieje e politikës me biznesin, çdo lloj parash që kalojnë nga buxheti publik është një lloj koncesioni. Koncesioni është që, për çdo aktivitet që ka biznesi, shteti u del garant dhe u thotë se, në çdo rast, do të dalin të fituar.
Këta kanë dalë garantë në një aferë të pastër korruptive, siç ishte Tuneli i Llogarasë. Çfarë ndryshimi ka? U futëm me 80 milionë, e anuluan dhe u futën me 140 milionë. Edhe këta të njëjtën gjë.
LIVE- Policia nis verifikimet për aktivitet të dyshuar kibernetik, Hita: Është një shqetësim serioz
Democracy Now: ‘Revolucioni i Flamingove’ rrezikon rrëzimin e Ramës!









