Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin përfundimtar të çështjes, pa pasur mundësi që të kthehet në gjykata më të ulëta.
Ndërkohë sipas burimeve mediatike sot është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarint që do të shqyrtojë kërkesën, ku mësohet se çështja i ka kaluar gjyqtarit Ilir Panda.
Ndërsa sipas mbrojtjes së Veliajt, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar konkretisht dhe nëse janë shqyrtuar seriozisht masa alternative të sigurisë.
Për këto arsye, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të ushtrojë kompetencën e saj, të ndryshojë masën e sigurisë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.









