Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona në lidhje me një rast të përfitimit të paligjshëm, ku dyshohet se iu merrnin para qytetarëve për të parkuar makinat në hapësira publike të përcaktuara nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.
Të arrestuarit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, banues në Durrës, janë kapur pas një operacioni të koordinuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës.
Autoritetet thonë se materialet procedurale tashmë janë dërguar në Prokurorinë Durrës për veprime të mëtejshme.