Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim për akuzën e mashtrimit, është arrestuar në Fushë-Mëzez të Tiranës.
Ai u kap gjatë një operacioni të koduar “Sundimi i Ligjit” dhe ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.
Policia e Tiranës dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, pas informacioneve të siguruara, intensifikuan kontrollin dhe e vënë para përgjegjësisë ligjore. Materialet janë dërguar në Prokurori për procedura të mëtejshme.