Fermerët e qarkut të Korçës kanë zhvilluar deri tani dy protesta lidhur me prpoblemet që ta po përballen në përditshmëri.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj u shpreh se ka nisur shpërndarja e subvencioneve për fermerët. Denaj tha se të parët që përfitojnë nga kjo skemë janë ata që realizojnë bashkimin e operatorëve.
“Sipërfaqet në vendet e rajonit në disa produkte janë shumë herë më të larta mesatarja se sa e jona. Ne folëm edhe me kryetarin për të ndihmuar zonën e Maliqit me disa mbështetje të tjera në fillim të vitit, folëm për sistemet vaditëse dhe kemi mbështetur 4 bashki me fonde të dedikuara për sistemin ujitje kullimit”, tha Denaj.
Gjithashtu ajo u bëri apel fermerëve që të bashkohen jo me letra në pronësi por me kontrata të panoterizuara, duke rritur kështu sipërfaqet në 5 apo 10 ha, për të aplikuar në këtë mënyrë mekanikën moderne.