Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Shkëlzen Bajraktarin, 24 vjeç, për mashtrim.
Ai kishte marrë me qira një automjet nga S. L. dhe nuk e kishte kthyer, duke pretenduar se autoritetet greke ia kishin bllokuar automjetin gjatë një udhëtimi në Greqi.
Policia po punon për gjetjen e automjetit dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.