-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Heshtja e Ramës mbi bisedën me Erdoganin shkel rregullat demokratike

Kryesoret

Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur shqetësim për mungesën e transparencës nga Kryeministri Rama lidhur me bisedën telefonike me Presidentin turk Erdogan.

Ai vuri në dukje se, ndërsa agjencia zyrtare turke ofroi transparencë për përmbajtjen e bisedës, Rama dhe zyra e tij nuk e kanë bërë këtë për publikun shqiptar.

Mungesa e njoftimit nga Rama është një shkelje e rregullave demokratike dhe një tregues i mungesës së transparencës”, shkruan Shehu.

Ai sugjeroi se heshtja mund të interpretohet si një nënvlerësim të rëndësisë së bisedës, një hermetizëm jo demokratik ndaj publikut, ose frikë nga transparenca e argumenteve të diskutuar.

“Opinioni ka te drejte te ketë dijeni ne demokraci, por fatkeqësisht kjo është një tjetër dëshmi e mungesës se thelle te demokracisë ne vendin tone. Opinioni e media jone duhet te ngrenë zërin fort…”, përfundon në shkrimin e tij deputeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit