Dy infermiere të azilit për të moshuarit, të cilat aktualisht janë në pranga, kanë ofruar një version të ri të ngjarjes që çoi në vdekjen e një të moshuari nga dhuna.
Ato shpjeguan se në fillim nuk e kuptuan që vdekja e tij ishte një krim, duke supozuar se shkak ishte një rrëzim aksidental për shkak të moshës së avancuar.
Dëshmia:
Në fillim nuk e menduam se kishim të bënim me vrasje dhe nuk e menduam dhe e dinim që duhet të lajmëronim policinë. Pasi e pamë menduam që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Edhe për shkak të moshës së thyer nga rrëzimi aksidental menduam që i ka ardhur vdekja. Në fillim kemi marrë në mëngjes agjencinë funerale në telefon dhe i kemi thënë për të marrë trupin. Më pas ata u rikthyen dhe na treguan se viktima kishte dëmtime të shumta. Më pas Agjencia funerale ka lajmëruar pronarin e Azilit. Pronari më pas lajmëroi policinë. Nuk ishte qëllimi ynë që të fshihnim ngjarjen.
Krimi i rëndë në azilin e Tiranës, ndalohen kryeinfermierja dhe infermierja e turnit