Në fshatin Gërlicë të Ferizajt, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në një sallë dasmash dhe është trajtuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.” Njësitet policore janë mobilizuar menjëherë pas marrjes së informacionit për të shtëna me armë. Në vendngjarje janë gjetur gëzhojat brenda dhe jashtë sallës, dhe një armë e kalibrit 9mm është konfiskuar nga i dyshuari.