Chelsea ka marrë një vendim të ashpër për sulmuesin shqiptar Armando Broja. Trajneri italian Enzo Maresca ka vendosur që 22-vjeçari, së bashku me futbollistin tjetër Trevoh Chalobah, të stërvitet me ekipin U-21.
Ky hap tregon se Broja dhe Chalobah nuk janë më në planet e ekipit të parë. Të dy futbollistët do të ndajnë stërvitjet me Romelu Lukakun, i cili gjithashtu ka prishur marrëdhëniet me klubin.
Kjo situatë është një shenjë e qartë që largimi i Brojës është i pashmangshëm. Pavarësisht kësaj, shqiptari ka disa mundësi transferimi, me interes të shprehur nga ekipe si West Ham, Wolves, Milan dhe Juventus për të.