Ish mesfushori i Kombëtares shqiptare Emanuele Ndoji i dha fund aventurës me Katanian në Serinë C italiane, teksa ditën e sotme u prezantua te skuadra e Latinës, po në Serinë C.
27-vjeçari shqiptar numëron plot 150 ndeshje mes Serisë A dhe Serisë B si dhe 6 paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol.