Jason Derulo, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, ka magjepsur publikun shqiptar me një koncert të jashtëzakonshëm në stadiumin “Selman Stermasi”.
I njohur për energjinë e tij të lartë dhe performancat mbreslënëse, këngëtari amerikan solli në Tiranë hitet e tij më të njohura, nga ato të vitit 2009 deri në ato më të fundit.
Pas koncertit, Derulo, 35 vjeç, u kap ‘mat’ duke darkuar me një vajzë misterioze në një nga restorantet më të njohura të Tiranës, në rezidencën Kodra e Diellit.
Ndërsa këngëtari është shprehur më parë për dashurinë që ka për Shqipërinë, përveçse për njerëzit e ngrohtë, ai gjithashtu vlerëson ushqimin e mirë që ofron ky vend.