Një person është gjetur i lënduar dhe i shtrirë në rrugë në qytetin e Pogradecit këtë pasdite. Pas transportimit në spital, i lënduari, i identifikuar si një 37-vjeçar, ka ndërruar jetë nga dëmtimet që ka pësuar.
Sipas policisë, ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit dhe është rrëzuar. Hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Gjendet një person i lënduar në rrugë në Pogradec, policia po heton