Policia rrugore njofton se numri i të arrestuarve ka shkuar në 70 për shkak se kanë tentuar të korruptojnë punonjësit.
Gjatë kontrolleve paraprake për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ata kanë konstatuar një person që po drejtonte makinën në gjendje të dehur. 42-vjeçari me iniciale M.G., ka tentuar që të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre një shumë parash.
“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.”, njofton policia.
Ata i ftojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe për çdo rast shkeljeje të telefonojnë në 112.