Në një operacion të përbashkët, karabinierët e Mantovës dhe Napoli-Scampia arrestuan katër persona, 3 italianë dhe një shqiptar pjesë e grupit, për tentativë vrasjeje në Borgo Virgilio.
Më 23 qershor, ata tentuan të përplasnin një 28-vjeçar dhe më pas e rrahën me shufra hekuri. Viktima u plagos rëndë.
Kamerat e sigurisë ndihmuan në identifikimin e autorëve. Të katërt janë të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe janë dërguar në burg.