Maturantët që aplikuan për studimet në degën e Mjekësisë do të përballen me një provim të rëndësishëm që nis më 14 gusht dhe do të përfundojë më 23 gusht.
Testi, i cili do të përbëhet nga 50 pyetje në lëndët biologji, fizikë dhe kimi, do të jetë informatizuar dhe maturantët do të marrin menjëherë rezultatet e tyre. Sipas rezultateve, do të përcaktohen 436 kuotat për studimet në këtë degë.
Pas përfundimit të provimit dhe përllogaritjes së pikëve, fituesit do të shpallen më 27 gusht, duke filluar fazën e regjistrimeve. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit studentët e rinj do të nënshkruajnë një kontratë që i angazhon ata të punojnë për tre vjet në Shqipëri pas diplomimit.
Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet për t’i punësuar dhe për të ofruar ndihmë në strehim, ndërsa ata që refuzojnë do të përballen me ndëshkime financiare.