Një 20-vjeçar u arrestua në Durrës pasi nën kërcënimin e thikës tentoi ti vidhte çantën një turisti italian.
Në një rrugë me errësirë në lagjen nr.13 në Durrës, 20-vjeçari me iniciale A.D., banues në Bulqizë dhe rezident në Itali nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij.
Ai nuk kishte mundur t’ia merrte pasi italiani ishte larguar me automjetin e tij.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.